PD: E turpshme dhuna ndaj naftëtarëve, Rama të mbajë premtimet

17 Shtator 2020 Ministria e infrastruktures dhe energjiseNaftetaretprotestaplane 17sht2020 frame 54609 1100x620

Partia Demokratike ka reaguar pas protestave të sotme të naftëtarëve të Ballshit, që pati edhe momente tensioni midis protestuesve dhe forcave të policisë.

Për PD, “naftëtarët janë në të drejtën e tyre për të kërkuar pagat e prapambetura dhe vijimin e punës. Qytetarët nuk mund të shfrytëzohen, të mos paguhen dhe, në vend të zgjidhjes, të dhunohen nga Policia”.

Demokratët deklarojnë se kryeministri Rama “po fshihet pas punonjësve të Policisë”, dhe se ai duhet të mbajë premtimet ndaj tyre. Opozita kritikon edhe drejtuesit e Policisë, që në vend që të përballet me qytetarët, “duhet të përballet me ata që e kanë vjedhur Rafinerinë e Ballshit”.