Politikani serb frenon Bosnjën të njohë Kosovën

MB BOSNJA KOSOVA frame 314 1100x620

Milorad Dodik frenon Bosnjë e Hercegovinën të njohë Kosovën si shtet i pavarur.

Politikani serb votoi kundër njohjes në mbledhjen e jashtëzakonshme të Presidencës boshnjake, ndërsa dy anëtarët e tjerë të këtij institucioni, Zhelko Komshiç dhe Shefik Xhaferoviç, votuan pro.

“Kosova është një realitet. Kosova është një shtet i pavarur dhe të gjithë e dimë këtë”, u shpreh anëtari kroat i presidencës boshnjake Komshiç.

Vendimi për njohjen e Kosovës nuk është përfundimtar, pasi u ra dakord që të shkohet në raundin e dytë të votimit në seancën e ardhshme.

Ndërkohë, anëtarët e presidencës diskutuan edhe për minishengenin Ballkanik. Dodik kërkoi që Bosnja t’i bashkohet kësaj nisme rajonale, por dy anëtarët e tjerë refuzuan. Gjithashtu nuk u miratua dhe kërkesa tjetër e politikanit serb për të transferuar ambasadën e Bosnjës në Izrael nga Tel Avivi në Jerusalem.

  • LAJMI I FUNDIT | Shqipëri, 159 raste të reja në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Shqipëri, 4 viktima në 24 orë, 362 në total
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 185 persona në spital, 15 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, 6940 nga fillimi i epidemisë