Rritja e rasteve me Covid-19, 5 shkolla mbyllen në Greqi, 81 në Francë

shkolla ne greqi 1100x620

Pesë shkolla dhe një klasë u mbyllën përkohësisht në Greqi, vetëm tri ditë pas rihapjes dhe pas evidentimit të rasteve me Covid-19.

3 prej shkollave iu kërkua të mbyllin dyert deri më 18 shtator pasi pjesëtarë të stafit rezultuan pozitivë me koronavirus, ndërsa dy të tjerat dhe një klasë janë urdhëruar të mos rihapen deri më 27 të këtij muaji.

Ndërkaq, një zyrtar i lartë i Arsimit, në ishullin e Lesbosit, deklaroi se të gjitha shkollat atje do të mbeten të mbyllura deri më 21 shtator për shkak të rritjes së infektimeve në ishull.

Kjo është hera e dytë që ishulli shtyn rihapjen e institucioneve arsimore. Dy ekspertë të bordit të këshillit shëndetësor paralajmëruan se rastet mund të arrijnë deri në 1 mijë në ditë dhe se sistemi shëndetësor në vend rrezikon kolapsin nëse qytetarët nuk veprojnë me përgjegjësi dhe shpërfillin udhëzimet.

Gjithashtu, zëdhënësi i qeverisë, Stelios Petsas, konfirmoi mundësinë e një izolimi të dytë në disa qytete.

Edhe në Francë është rritur numri i institucioneve të mbyllura si pasojë e përhapjes së koronavirusit. Në total, 81 shkolla dhe 2100 klasa kanë dërguar nxënësit në shtëpi pas identifikimit të rasteve. Sipas Ministrit të Arsimit, Jean-Michel Blanquer, deri më tani, ishin regjistruar mbi 1200 infektime të reja mes nxënësve krahasuar me javën e kaluar. 

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë raporton 157 raste të reja në 24 orë
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Në 24 orët e fundit ka humbur jetën një person
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 230 persona të shëruar ditën e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 203 pacientë në spitalet Covid, 20 në terapi intensive, 6 të intubuar
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Që nga nisja e pandemisë kanë humbur jetën 388 persona
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: Rastet aktive në vendin tonë janë 5341