Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Arrestohet porositësi i dy vrasjeve në Elbasan

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 17:56 | Kronikë
Arrestohet porositësi i dy vrasjeve në Elbasan

Policia ka arritur të zbardhë 2 ngjarje të ndodhur nga qytetin e Elbasanit gjatë muajit korrik të këtij viti, duke arritur të identifikojë porositësin e tyre.

Sipas policisë, shtetasi Erion Alibej është organizatori dhe porositësi i dy vrasjeve të ndodhura më datë 20 korrik në qytetin e Elbasanit, në lagjen “28 Nëntori”, ku u vra me armë zjarri shtetasi Emiljano Ramazani dhe i vrasjes së ndodhur më datë  29.07.2020, në afërsi të varrezave të qytetit, ku mbeti i vrarë me armë të ftohtë shtetasi Regis Runaj.

Policia ka ekzekutuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për 34-vjeçarin, për veprën penale "Vrasja me paramendin” kryer në bashkëpunim.

Po ashtu, bëhet e ditur se po hetohet për përfshirjen e këtij shtetasi në ngjarje të tjera të rënda kriminale të ndodhura kohët e fundit në Elbasan.

Erion Alibej është vëllai i Endrit Alibej, i cili mbeti i vrarë në aksin Elbasan-Metalurgji, teksa u qëllua me breshëri. Të vdekur mbetën daja i tij Arben Dylgjeri dhe Erdal Durunay, shtetas turk, mik i Endritit.

Erion Alibej është me precedent penal dhe në Itali njihej me emrat Erion Dylgjeri dhe Andrea Alibej. Vrasjet dyshohet të jenë kryer për hakmarrje.

Më 4 qershor të vitit 2013, Endrit dhe Erion u vunë në pranga nga autoritetet italiane në kuadër të operacionit të koduar “Cocash”. Në saj të këtij operacioni u shkatërruan dy grupe të trafikut të drogës. Në dy shtëpitë e vëllezërve në Itali, pas arrestimit u sekuestrua 15 kg kokainë.

https://a2news.com/2020/08/10/gjykata-le-ne-burg-vrasesit-me-pagese-te-elbasanit/
https://a2news.com/2020/07/20/vritet-me-arme-zjarri-nje-person-ne-elbasan/

A2 CNN Livestream

Dita jonë