Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Dialogu Kosovë-serbi, Beogradi kushtëzon bisedimet me asociacionin

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 11:07 | Kosova
Dialogu Kosovë-serbi, Beogradi kushtëzon bisedimet me asociacionin

Çështja kontroverse e asocacionit të komunave me shumicë serbe nuk u diskutua në takimin mes delegacionit të Kosovës dhe atij serb në Bruksel, përkundër këmbënguljes së Beogradit që ajo të vihej në tryezë.

Në përfundim të bisedimeve, kreu i delagacionit serb, Marko Gjuriç, tha se pala serbe e kushtëzon përparimin në dialog me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin: “Një takim i mundshëm i nivelit më të lartë mes dy vendeve, në të ardhmen, do të varet nga gatishmëria e Prishtinës për të punuar në zbatimin e marrëveshjes për Asociacionin".

Brukseli kishte paralajmëruar që çështja e ndjeshme do të trajtohej gjatë ditëve në vijim, por Kosova e kundërshton hapjen e një tematike të tillë, e cila, sipas Presidentit Hashim Thaçi, është tepër e rrezikshme dhe minon shtetësinë e vendit. Gjatë së enjtes palët disktuan për pretendimet e ndërsjella financiare, e siç konfirmoi koordinatori shetëror i Kosovës për dialogun, qëndrimet ishin tejet të kundërta.

Skënder Hyseni tha: “Ne kërkojmë që pretendimet financiare duhet të trajtohen në pajtim me të drejtën ndërkombëtare dhe praktikat e shteteve të ish-Jugosllavisë. Patjetër që përfshihet edhe borxhi i jashtëm dhe ne do të këmbëngulim që të aplikohet parimi i përfituesit të fundit”.

I dërguari i posaçëm i BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, i cili ndërmjetësoi bisedimet e së enjtes në Bruksel, tha përmes një postimi, në rrjetin social Twitter, se diskutimet mbi pretendimet e ndërsjella financiare dhe pronën, kanë konfirmuar ndjeshmërinë e kësaj çështjeje. Ai tha se diskutimet do të vazhdojnë, por pa dhënë detaje se kur do të jetë data tjetër e takimit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë