Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Varhelyi: Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo e lehtë

Nga A2 CNN
18 Shtator 2020, 13:42 | Politikë
Varhelyi: Hapja e negociatave me Shqipërinë, jo e lehtë

Eurokomisioneri për zgjerimin, Oliver Varhelyi, komentoi procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, në një intervistë për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung”. Ai pohon se nuk ishte e lehtë për BE-në që të hapte negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë, por në fund e bëri diçka të tillë.

Sa i përket vonesave dhe negociatave të stërzgjatura për t’u bërë pjesë e Unionit, Varhelyi thekson se kjo varet nga progresi i shteteve kandidate dhe nga implementimi i reformave të kërkuara. “Vendet që dëshirojnë t’i bashkohen BE-së duhet të kenë institucione stabël, të garantojnë demokracinë, sundimin e ligjit, të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve”, shprehet eurokomisioneri.

Gjithashtu thekson rëndësinë e lidhjes infrastrukturore mes kryeqyteteve të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa nënvizon se BE nuk e ndjen konkurrencën e Kinës në investime në këtë rajon, pasi pjesa më e madhe e projekteve financohen dhe ndërtohen nga Blloku.

A2 CNN Livestream

Dita jonë