Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Qeveria e re malazeze, Dritan Abazoviç pritet të marrë postin e rëndësishëm

Nga A2 CNN
19 Shtator 2020, 20:50 | Ballkani
Qeveria e re malazeze, Dritan Abazoviç pritet të marrë postin e

Mediat malazeze kanë zbuluar detaje të reja në lidhje me negociatat mes partive opozitare për krijimin e qeverisë së re, për t’i dhënë fund pushtetit disavjeçar të Milo Gjukanoviç.

Sipas të përditshmes “Novosti”, qeveria e re do të udhëhiqet nga Zdravko Krivokapiç, madje ka zbuluar dhe emrat e disa prej emrave të mundshëm të kabinetit qeveritar.

I konsideruar si guri kyç i koalicionit qeveritar të opozitës, kreu i platformës “E Zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviç pritet të marrë drejtimin e Ministrisë së Jashtme.

“Novosti” mes të tjerash shkruan se Abazoviç ka luajtur një rol vendimtar dhe ka qenë përcaktues edhe në programin dhe detyrat e Qeverisë së re, duke mbajtur në fokus Kosovën dhe mosprekjen e njohjes së saj.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani