Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Referendumi në Itali, mbi 46,4 milionë qytetarë votojnë mbi reduktimin e Senatit

Nga A2 CNN
20 Shtator 2020, 18:03 | Bota
Referendumi në Itali, mbi 46,4 milionë qytetarë votojnë mbi

Mbi 46 milionë e 400 mijë italianë kanë të drejtën e votës sot në referendumin popullor që po mbahet. Nëse shumica thotë, ''po'', numri i anëtarëve të Senatit reduktohet në 600 nga 945 që janë tani.

Kjo është një mënyrë për të lehtësuar me tej xhepat e italianëve, tha Luigi di Maio i lëvizjes ''5 yjet,'' me taksat e të cilëve paguhen një numër i madh përfaqësuesish. Partia Demokratike, fillimisht kundër, pas koalicionit qeveritar është pozicionuar me “5 stelle”, ashtu si Lega dhe Fratelli d’Italia.  

Një pjesë e Partisë Demokratike, gjithsesi, me liderë historikë si Romano Prodi dhe Walter Veltroni, kanë dalë hapur kundër referendumit, ndërkohë që Forza Italia e Silvio Berlusconit nuk është shprehur, por ndan bindjen se kjo do të përkthehet në më pak shërbime dhe vëmendje ndaj qytetarëve.

Sallat e votimit u hapën në orën 7 të mëngjesit dhe mbyllen në orën 23 për të vazhduar edhe gjatë ditës së hënë. "Çdo votë është shprehje e një pjesëmarrjeje demokratike'', tha kryeministri Giuseppe Conte, pas votimit, duke shtuar se ''gjithnjë duhet të ketë një ndërgjegjësim për pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani