Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Bënë thirrje antishqiptare, ndalohen 16 persona në Shkup

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 11:41 | Ballkani

Ministria e Brendshme në Maqedoninë e Veriut ndaloi 16 të rinj maqedonas në Shkup, të dyshuar për fyerje ndaj shqiptarëve disa ditë më parë.

Aksioni i policisë erdhi pas një videoje të publikuar në Facebook ku shihen të rinjtë duke brohoritur “shqiptar i vdekur, shqiptar i mirë”, ndërsa një karvan makinash me dasmorë shqiptarë po kalonte në ato momente.

Thirrjet e të rinjve provokuan dasmorët që ndalën mjetet dhe shkuan në drejtim të grupit të maqedonasve, por që fatmirësisht nuk pati përplasje pasi ata u larguan.

Të rinjtë që lëshuan thirrje fyese besohet të jenë tifozë të klubit të futbollit “Vardari” të njohur si “Komitët”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani