Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Çmimet “PandEmmy”, triumfon filmi “Succession”

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 12:29 | Showbiz
Çmimet “PandEmmy”, triumfon filmi “Succession”

“Siç mund ta shihni, kemi marrë masa sigurie dhe këto janë të nominuarit për sonte”.

Jimmy Kimmel prezantoi një ceremoni krejt ndryshe, në distancë sociale, të ndarjes së çmimeve Emmy Award.  "Eugene Levy, 'Schitt's Creek'", "Schitt'Screek" dominoi në kategorinë e komedisë, me Eugene Levy dhe Catherinë O’Hara që tërhoqën çmimet kryesore.

“Do t’i jem gjithnjë mirënjohëse Eugene-s dhe Danielit për këtë mundësi, për të luajtur rolin e një gruaje në një farë moshe, fiks të moshës sime”, tha Catherine O'Hara, aktore. 

Anni Emurphy fitoi çmimin e aktores më të mirë jo protagonist dhe i biri i Eugene Levy, Daniel, fitoi çmimin e regjisë, skenarit dhe aktorit më të mirë mashkull.

“Epo interneti do të kthehet tek unë, më vjen keq”, tha Daniel Levy, aktor/regjisor.

Komedia “Schitt's Creek” triumfoi me plot 7 çmime në ceremoninë e çmimeve Emmy.

“Ky djalë i ri arriti të krijojë nga hiçi historinë e familjes Rose dhe e transformoi atë në një festë të vërtetë të gjithëpërfshirjes, ndëshkimit të homofobisë dhe deklarimit të fuqisë së dashurisë”, tha Eugene Levy.

Julia Garner fitoi çmimin si aktorja më e mirë jo protagoniste për rolin e saj në filmin “Ozark” në kategorinë e të rinjve, ndërsa Zendaya është zyrtarisht aktorja më e re në moshë që fiton çmimin e aktores më të mirë në një rol dramatik.

“Dua vetëm t'i them bashkëmoshtarëve të mi, që punojnë edhe në rrugë: Ju shoh, ju adhuroj, ju falënderoj”, tha Zendaya.

Billy Crudup fitoi çmimin si aktori më i mirë mashkull në një dramë për filmin “The Morning Show”, ndërsa filmi “Succession” fitoi 4 çmime, përfshirë atë të Jeremy Strong si aktori më i mirë mashkull.

Çmimet Emmy u ndanë këtë vit virtualisht, me aktorët që kishin regjistruar fjalimet, në qoftë se do të fitonin çmimet prestigjioze nga akademia e televizionit.    

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani