Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ligji për Presidentin, mazhoranca do të kufizojë “abuzimet” me dekorimet elektorale

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 17:16 | Politikë
Ligji për Presidentin, mazhoranca do të kufizojë

Dekoratat nuk do t’i shpëtojnë rregullimit ligjor që mazhoranca po harton për Presidentin e Republikës. Shpërndarja e tyre shpesh konsiderohet si e motivuar politikisht apo e nxitur për interesa elektorale në prag fushatash, ndaj dhe socialistët synojnë t’ia ndalojnë këtë aktivitet Kreut të Shtetit disa muaj para zgjedhjeve.  

Kërcënimi i Ilir Metës kur u pyet nga A2 mbi ligjin që Kuvendi po përgatit për Presidentin, është i nxituar, sipas Vasilika Hysit. Nënkryetarja e Parlamentit, pjesë e grupit të punës që po harton “kufijtë” ligjorë të Kreut të Shtetit, sqaron se ky nuk është sulm ndaj individit. 

Hysi garanton se draftimi i ligjit organik për Presidentin do të jetë transparent dhe stafi i Metës do të mund të dërgojë propozimet e veta. Të gjithë dekretet e Metës për kthim nismash po analizohen për të evidentuar problematikat. Po ashtu, po shqyrtohen dhe modele ligjore ndërkombëtarë se si funksionon institucioni. 

https://a2news.com/2020/09/15/ligji-per-presidentin-manja-tregon-per-a2-risite-kryesore-te-draftit/
https://a2news.com/2020/09/11/ligj-i-ri-per-presidentin-ps-garanton-meten-per-kompetencat-opozita-skeptike/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli