Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia në Britani, 1 në 20 fëmijë ende nuk ka shkuar në shkollë

Nga A2 CNN
21 Shtator 2020, 11:11 | Bota
Pandemia në Britani, 1 në 20 fëmijë ende nuk ka shkuar

Komisionerja për Fëmijët, Anne Longfild, deklaroi se 1 në 20 fëmijë në Angli ende nuk kanë shkuar në shkolla, për çështje që lidhen me pandeminë e koronavirusi dhe masat izoluese.

Viti i ri shkollor nisi në muajin shtator në Angli dhe në gusht në Skoci, dhe deri tani një numër shumë i vogël shkollash është mbyllur për shkak të shfaqjes së rasteve me Covid.

Por komisionerja shton se një numër i madh nxënësish me nevoja speciale apo probleme emocionale ende nuk janë kthyer në banka.

Anne Longfil iu bëri thirrje prindërve të tregohen të fortë dhe të vijojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla.

A2 CNN Livestream

Dita jonë