PS, përfundon mbledhja e shtabit. Rama paralajmëron valë shkarkimesh

Përditësuar më: 21/9/2020, ora 18:45
rama PS selia 1024x576

PS, përfundon mbledhja e shtabit. Rama paralajmëron valë shkarkimesh

Përditësuar më: 21/9/2020, ora 18:45

Ka përfunduar mbledhja e shtabit elektoral të Partisë Socialiste. Burime për A2 nga mbledhja thanë se në fokus të takimit kanë qenë drejtorët e drejtorive publike.

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me drejtuesit e qarqeve, duke paralajmëruar valë shkarkimesh në radhët e drejtorëve.

“Largimi apo qëndrimi i drejtorëve në detyrë do të jetë në bazë të performancës. Kod i kuq për ata që nuk u përgjigjen qytetarëve”, mësohet të ketë thënë Rama.

Burimet thonë se kreu i PS-së ka kërkuar edhe në këtë mbledhje që qytetarët të marrin shërbimet siç duhet.

Edhe organizimi në detaje i partisë për zgjedhjet e ardhshme ka qenë pjesë e diskutimit.

Gjithashtu, është kërkuar që secili drejtues të bëjë një raportim për çdo bashki dhe drejtori. Duhen bërë dhe ndryshime në bashki me drejtorët.

Për draftin e depozituar për listat e hapura, është bërë një riprezantim i qasjes së socialistëve, për të cilën mësohet se kryesocialisti Edi Rama ka inkurajuar grupin ta çojë përpara.