Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gafa me Diawara, Roma humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen me Veronën

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 17:17 | Futboll
Gafa me Diawara, Roma humbet 3-0 në tavolinë ndeshjen me Veronën

Ashtu siç pritej që kur dje qarkulloi lajmi, gafa me aktivizimin e Diavara i ka kushtuar Romës humbjen 3-0 në tavolinë të ndeshjes me Veronën.

Ky është vendimi i Gjykatës Sportive në Itali, pasi verdhekuqtë nuk e kishin përfshirë mesfushorin 23-vjeçar në listën e futbollistëve mbi 22 vjeç, siç e parashikon rregullorja.

https://a2news.com/2020/09/21/serie-a-gabimi-i-pabesueshem-me-lojtarin-mund-ti-kushtoje-humbjen-romes/

Ndeshja e luajtur në “Bentegodi” përfundoi në barazim pa gola, ndërsa talenti kuqezi Marash Kumbulla qëndroi në stol për verdhekuqtë. Tashmë Roma do ta Apelojë vendimin, por duket e vështirë që rezultati të ndryshojë, bazuar në precedentin e Sassuolos, klub i cili bëri të njëjtin gabim në vitin 2016.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani