Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Kelmend Balilit

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 10:33 | Kronikë
Gjykata e Posaçme konfiskon pasuritë e Kelmend Balilit

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi konfiskimin e pasurisë së Kelmend Balilit. I njohur si Eskobari i Ballkanit, Balili është dënuar me 10 vite heqje lirie për trafik ndërkombëtar lëndësh narkotike ndërsa 40% e pasurive të tij do të kalojnë në favor të shtetit.

Vendimi erdhi pas kërkesës të paraqitur nga Prokuroria e Posaçme për konfiskim. Mes pasurive numërohen dhe 17 apartamente në pronësi të Balilit, truall me sipërfaqe 11994 m2, truall 1716 m2 në qytetin e Sarandës si dhe ish-kampi i pushimit të punëtorëve me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13000 m2, në qytetin e Sarandës. Për administrimin dhe përdorimin e pronave të konfiskuara Gjykata ngarkoi Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara në Tiranë.

Një vit më parë, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 10 vite burg Kelmend Balilin. Ai u shpall fajtor për 4 akuza. Balili ka qenë për 2 vite, prej 2016-s, drejtor i Drejtorisë së Transporteve në qytetin e Sarandës. Pikërisht në këtë vit mediat greke pohuan se një sasi prej 700 kilogramë kanabis që u sekuestrua asokohe në vendin helen i përkiste 47-vjeçarit të cilin e quajtën edhe “Eskobari i Ballkanit”. Hetimi ndaj Balilit në Greqi u bë nga “DEA” amerikane dhe policia greke.

A2 CNN Livestream

Dita jonë