Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Kriza e koronavirusit, lojtarët e Realit heqin dorë nga shpërblimi i majmë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 18:47 | Futboll
Kriza e koronavirusit, lojtarët e Realit heqin dorë nga

Futbollistët e Real Madrid kanë vendosur që të ndihmojnë klubin e tyre në këtë kohë të vështirë pandemie duke hequr dorë nga shpërblimi që i takonte për fitimin e titullit kampion sezonin e kaluar.

Sipas “Cope”, të gjithë lojtarët e ekipit të parë kanë hequr dorë nga 1 milion euro për kokë për fitimin e kampionatit dhe Superkupës së Spanjës. Secili futbollist do të merrte 700 000 euro për kampionatin dhe 300 000 euro për Superkupën, por që do t’i mbeten klubit.

Në këtë mënyrë, në këtë kohë krize janë vetë futbollistët që ndihmojnë Realin duke i kursyer plot 30 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë