Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Kur Escobar u refuzua nga trajneri kampion bote

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 11:49 | Futboll
Kur Escobar u refuzua nga trajneri kampion bote

Duhet guxim për t’i thënë “jo” ofertave të rëndësishme. Problemi është se nuk mjafton vetëm guximi kur bëhet fjalë për Pablo Escobar. Megjithatë, kishte edhe burra që arrinin të refuzonin narkotrafikantin më të madh të të gjitha kohërave.

Një histori e viteve më parë, e rikthyer në vëmendjen e publikur nga gazetari meksikan Christian Martinoli, në një intervistë me kolegun David Medrano.

Ishte viti 1983. Menotti, i shpallur kampion bote si trajner me Argjentinën në vitin 1978, sapo kishte pranuar të merrte “frerët” te Barcelona, ku luanin dy “pesha të rënda” të kohës, Diego Maradona dhe Bernd Schuster. Por Juan Pablo Escobar e kërkonte te skuadra e qytetit të tij, Atlético Nacional, tek e cila kishte interesa sportive, por edhe ekonomike, pasi e shihte klubin si një mënyrë të mirë për të pastruar paratë e drogës.

Gazetari kujton se një mbrëmje të shtune, dy persona i afrohen Menotti-t në Barcelonë dhe i thonë që “El Patron” kërkon ta takojë. Ai kundërshton, sepse duhet të fluturojë deri në Medelin, Kolumbi, por ata e sigurojnë që do të kthehet në kohë për stërvitjen e të hënës.

Pasi mbërrin në rezidencën e Escobar, ai i nxjerr një kontratë me vendin bosh te pjesa e rrogës. “Vendosni shifrën që dëshironi dhe ejani të drejtoni Nacional-in”, citohet të ketë thënë Escobar. Përgjigjja e Menotti-t, tregon Martinoli, nuk ishte ajo që Escobar priste. “Ju jeni një njeri që keni shumë ëndrra, por edhe unë kam. E tani për tani ëndrra ime është të drejtoj Barcelonën. Besoj se do të dini të kuptoni”. Fakti që Menotti u rikthye në Spanjë tregon që Escobar e kuptoi...

A2 CNN Livestream

Dita jonë