Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Me bileta në “koncertin” online të Avril Lavigne

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 11:25 | Showbiz
Me bileta në “koncertin” online të Avril Lavigne

Një ndikim të madh pandemia e koronavirusit ka pasur edhe në muzikë, duke bërë që prej muajit mars të mos mbahet thuajse asnjë koncert madhështor.

Megjithatë, edhe pse situata ende nuk i është rikthyer normalitetit, fansat e Avril Lavigne mund të shijojnë performancën e saj.

Këngëtarja ka njoftuar se më 24 tetor, do të mbajë një koncert online, me këngët e saj hit dhe ato që janë përzgjedhur nga vetë fansat si këngët më të arrira të karrierës së saj.

Paratë që do të grumbullohen nga koncerti do të shkojnë për trajtimin e sëmundjeve infektive, nga të cilat vuan edhe vetë këngëtarja. Për të ndjekur “live” koncertin, biletat shiten po online.

A2 CNN Livestream

Dita jonë