Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Rezulton pozitive me koronavirus Voltana Ademi

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 11:06 | Aktualitet
Rezulton pozitive me koronavirus Voltana Ademi

Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Kryebashkiakja, një ditë më parë, pas dyshimeve ka bërë tamponin pranë strukturave të shëndetësisë, ndërsa në përgjigjen zyrtare të mbërritur sot ka rezultuar pozitive ndaj COVID-19.

Menjëherë pas konfirmimit, Ademi nuk ka dalë në zyrën e saj ashtu si çdo ditë, ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera. Sipas burimeve, gjendja shëndetësore e Ademit është e mirë dhe nuk ka shfaqur simptoma, por ka dyshuar pas kontakteve që ka pasur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë, pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë pasur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve, ndërsa pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Disa kohë më parë, në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë, të cilët e kaluan.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë