Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Atentati në plazhin “Bora Bora”, ndërron jetë shqiptari

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 10:57 | Kronikë
Atentati në plazhin “Bora Bora”, ndërron jetë

Ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të rënda 38-vjeçari shqiptar, të cilit iu bë atentat ditën e diel në plazhin e Torvaianica pranë Romës.

Sipas të dhënave më të fundit të policisë, shtetasi Selavdi Shehaj u qëllua nga dy persona të maskuar në plazh, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendngjarja me një motor.

38-vjeçari iu nënshtrua dy operacioneve në spitalin e San Camillos në Romë, por nuk mund të mbijetonte.

Selavdi Shehaj ishte një person i njohur për drejtësinë italiane, pasi ishte dënuar më herët për krime të lidhura me drogën.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli