Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Babai hero, plagoset duke mbrojtur fëmijët nga plumbat

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 14:55 | Kapur në kamera

Një video vërtet dramatike tregon momentin kur një baba hero merr një plumb në trup në përpjekje për të mbrojtur tre fëmijët e tij.

Ngjarja ndodhi në Bronks të hënën në mbrëmje, kur një person i armatosur hapi zjarr në një dyqan makinash të përdorura. Në videon e siguruar nga CNN duket babai 39-vjeçar që po qëndron i ulur në një divan bashkë me fëmijët e tij kur një person me kapuç në kokë fillon të qëllojë me pistoletë përmes një dere xhami. Babai menjëherë hidhet sipër fëmijëve të tij duke i shtrirë në tokë për t’i mbrojtur nga plumbat me trup.

Gjatë këtij momenti ai merr një plumb në kofshë, ndërsa më vonë u transportua për në spital për kujdes mjekësor. Hetuesit besojnë se i plagosuri nuk ishte shënjestër, por një viktimë rastësore e përplasjes së armatosur që ata mendojnë se ka lidhje me bandat e Nju Jorkut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani