Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Eksploratorët i shpëtojnë vdekjes pasi ajsbergu përmbyset në ujërat e akullt

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 11:37 | Kapur në kamera
Eksploratorët i shpëtojnë vdekjes pasi ajsbergu përmbyset

Dy eksploratorë i shpëtuan për fare pak vdekjes pasi një ajsberg ku po ngjiteshin u përmbys në det duke i zënë poshtë.

Mike Horn dhe Fred Roux përfunduan në ujërat e akullta të Polit të Veriut ndërsa e gjithë ngjarja u regjistrua nga kolegët e tyre në varkën aty pranë. Ata po lundronin dhe eksploronin arkipelagun Svalbard në rrethin Arktik që ndodhet mes Norvegjisë dhe Polit të Veriut.

Në pamjet dramatike, dy burrat shihen që përpiqen të ngjiten në majën e ajsbergut kur fillojnë të ndjejnë që ai po rrokulliset, por nuk ia dalin dhe përfundojnë në ujë, që sipas matjeve të ditës, kishte një temperaturë -2 gradë celsius.

https://youtu.be/lwDyrespV7s

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani