Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

I kërkuar në Itali, arrestohet personi me 4 emra

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 09:33 | Kronikë
I kërkuar në Itali, arrestohet personi me 4 emra

Policia e Elbasanit, në bashkëpunim me Interpol Tiranën, ka vënë në pranga 1 person, i shpallur ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Gjatë operacionit u bë i mundur arrestimi i 44-vjeçarit me 4 emra Jorgo Wojtaszcyk alias Gramoz Zeneli alias Jorgo Zeneli alias Jan Zeneli.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit Torinos e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafik i lëndëve narkotike”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani