Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Një kampione e botës ndryshon historinë, do të luajë në një ekip profesionist meshkujsh

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 09:26 | Futboll

Kampione e botës në vitin 2011, fituese e medaljes së artë në olimpiadën e një viti më pas në Londër, Yuki Nagasato duket se ka fituar gjithçka në futbollin e femrave dhe tashmë ka vendosur të ndryshojë historinë.

33-vjeçarja nga Japonia bëhet futbollistja e parë femër, e cila ka nënshkruar me një ekip profesionist meshkujsh, duke u bërë femra e parë që e bën një lëvizje të tillë.

Nagasato ka nënshkruar me skuadrën Hayabusa Eleven, e cila merr pjesë në një ligë inferiore në Japoni, por vlerësohet si një ekip profesionist, shkruan The Japan Times.

“Sinqerisht, nuk e di se sa mund të eci në futbollin e meshkujve. Megjithatë, unë jam e frymëzuar nga mesazhet e shumta mbi boshllëkun gjinor dhe vendosa t’i dërgoj një mesazh shoqërisë”, është shprehur 33-vjeçarja.

Sa i përket futbollit të femrave, Yuki Nagasato ka pasur një karrierë të shkëlqyer. Ajo e përfaqësoi Japoninë në tri Kupa Bote dhe në dy Olimpiada, duke zhvilluar 132 ndeshje, në të cilat ka arritur të shënojë 58 gola për shtetin e saj që nga viti 2004.

“Performanca ime po përmirësohet ndërsa vitet kalojnë. Jam e gatshme për sfidën e re”, është shprehur Yuki Nagasato. Me skuadrën e saj të re, 33-vjeçarja do të luajë së bashku me të vëllain e saj më të madh.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli