Putin i ofron falas vaksinën ruse stafit të OKB-së

putin vaksina 600x338

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka ofruar falas stafit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) një dozë nga vaksina ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Sipas “Russia Today”, Putin theksoi në fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së se Rusia është vendi i parë që ka krijuar një vaksinë të sigurt dhe efektive për Covid-19.

Ai e ofroi këtë vaksinë për këdo punonjës të OKB-së që ka dëshirë të vaksinohet.

OKB-ja e falenderoi Putinin për “ofertën bujare”, duke theksuar se do ta vlerësojë këtë ofertë në një moment tjetër.