Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Superkupa e Europës në Budapest, paralajmërimi për tifozët e Bayern: Po shkoni te “bomba biologjike”

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 13:08 | Futboll
Superkupa e Europës në Budapest, paralajmërimi për

Finalja e Superkupës së Europës, ndërmjet Bayern Munchen dhe Sevilla rrezikon të shndërrohet në një bombë biologjike, e cila do të ndikonte në përhapjen masive të Covid-19. Ky është paralajmërimi i kryeministrit të Bavarisë, Markus Soder.

Dueli i kësaj së enjteje, ku fituesit e Champions do të përballen me fituesit e Europa League në “Arena Puskas” të Budapestit, do të zhvillohet me prezencën e rreth 20 mijë tifozëve.

Ky do të shërbejë edhe si testi i UEFA-s, për t’i hapur rrugën rikthimit të spektatorëve në tribuna. Por, shqetësimi për prezencën e tifozëve lidhet me faktin se ndeshja luhet në një prej vatrave të koronavirusit.

Termi “bombë biologjike” u përdor për herë të parë në ndeshjen e Champions ndërmjet Atalantës dhe Valencias në muajin shkurt, që shërbeu si shkëndija e përhapjes së virusit në veri të Italisë dhe në Spanjë.

Shqetësimi i kryeministrit bavarez lidhet me faktin se masat e ndërmarra nga Hungaria për pandeminë janë minimale.

Në total, në stadium do të jenë nga 3,000 tifozë të Bayern dhe Sevilla, si edhe 14,000 fansa hungarezë. Finalja e Superkupës do të jetë eventi publik me numrin më të lartë të spektatorëve në Europë, prej shpërthimit të pandemisë gjatë marsit të kaluar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani