Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Yuri Kim: Mos u dorëzoni para atyre që nuk e duan drejtësinë

Nga A2 CNN
23 Shtator 2020, 15:33 | Politikë
Yuri Kim: Mos u dorëzoni para atyre që nuk e duan drejtësinë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka përsëritur edhe një herë qëndrimin e saj të fortë sa i përket ecurisë së Reformës në Drejtësi, duke bërë thirrje për të mos u dorëzuar para atyre që nuk e duan atë.

“Shumë e rëndësishme për të ardhmen e Shqipërisë që Reforma në Drejtësi të vazhdojë të zbatohet, hap pas hapi. Duhen kaluar pengesat, duhen gjetur zgjidhje praktike dhe nuk duhet të dorëzohemi para atyre që urojnë që drejtësia të mos vijë kurrë”, shkroi Kim në Twitter.

Në javët e fundit Kim ka përsëritur thirrjen e saj për bërjen funksionale të Gjykatës Kushtetuese brenda këtij viti, si dhe për funksionimin e plotë të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

https://a2news.com/2020/09/10/yuri-kim-disa-po-perpiqen-te-intimidojne-prokuroret-e-gjykatesit-duhet-te-ngrihemi-kunder-tyre/
https://a2news.com/2020/07/24/yuri-kim-disa-enderrojne-qe-bkh-nuk-do-te-ngrihet-kurre-me-vjen-keq-tju-zgjoj-nga-dremitja/

A2 CNN Livestream

Dita jonë