Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gjykata Kushtetuese, Varhelyi: Autoritetet ta mbështesin procesin pa e shtyrë. Soreca bën thirrje për të aplikuar

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 15:42 | Aktualitet
Gjykata Kushtetuese, Varhelyi: Autoritetet ta mbështesin procesin pa e

Oliver Varhelyi, komisioner për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, u shpreh i kënaqur nga hapja e garës për plotësimin e vakancave për Gjykatën Kushtetuese, nga ana e Kuvendit dhe Presidentit.

“Mirëpres hapjen e procedurave të aplikimit për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese. Është thelbësore që autoritetet shqiptare të mbështesin këtë proces pa e shtyrë më tej. Kjo është një kërkesë kyçe para mbledhjes së ardhshme të Këshillit Europian. Bashkimi europian vijon ta mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, shkroi Varhelyi në Twitter.

https://twitter.com/OliverVarhelyi/status/1309116311335833603

Ndërkohë, ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i bëri thirrje magjistratëve të kualifikuar që të bëhen pjesë e Gjykatës Kushtetuese, duke aplikuar për dy vendet vakante.

https://twitter.com/LSorecaEU/status/1309122264508641281

Problemi me këto dy vakanca është se mund të mos ngjallin interes te juristët, pasi mandati është dyvjeçar, duke qenë se janë krijuar për të zëvendësuar anëtarët e shkarkuar nga procesi i vetting-ut.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani