Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Ibra kërcënon koronavirusin: Ide e keqe që më sfidoi mua

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 18:26 | Futboll
Ibra kërcënon koronavirusin: Ide e keqe që më sfidoi mua

Ka ardhur reagimi i Zlatan Ibrahimovic pas lajmit se ka rezultuar pozitiv me koronavirus ditën e sotme.

Në rrjetet sociale, sulmuesi i Milanit është shprehur: “Dje rezultova negativ dhe sot pozitiv. Nuk kam asnjë simptomë. Covid pati kurajën që të më sfidonte. Ide shumë e keqe”.

Pavarësisht batutave me të cilat Ibra i ka mësuar tashmë tifozët, bëhet fjalë për një lajm të keq për kuqezinjtë, të cilët do të duhet të bëjnë pa të në ndeshjen e sotme ndaj Bodo/Glimt, në transfertën ndaj Crotone ditën e dielë dhe në “playoff”-in e mundshëm të Europa League pas një jave.

Por, gjithçka do të varet nga rezultatet e tamponëve të tjerë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë