Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Shënon gol spektakolar, por Shkëndija nuk bën dot surprizën ndaj Tottenham. Eliminohet edhe Drita

Nga A2 CNN
24 Shtator 2020, 22:07 | Futboll

Shkëndija u mund 1-3 nga Tottenham, por luajti një ndeshje fantastike ndaj ekipit anglez që drejtohet nga Jose Mourinho.

Në Shkup, Tottenham kaloi në avantazh që në minutën e pestë dhe u duk se ndeshja do të kthehej në një formalitet, por nuk ndodhi kështu.

Në minutën e 55, Valmir Nafiu goditi fort me të djathtën nga jashtë zone dhe dërgoi topin në trekëndëshin e portës, duke barazuar rezultatin.

Golin e dytë për anglezët e shënoi Son Huen Ming, i cili përfitoi nga një top i ardhur pas grushtimit të portierit. Në fund, Harry Kane, i cili erdhi nga stoli, shënoi edhe golin e tretë pas një krosimi të Son.

Ndërkohë, i dha lamtumirën aventurës në Europa League edhe Drita e Kosovës, e cila u mposht 2-0 nga Legia e Varshavës, në ndeshjen e luajtur në Poloni.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani