Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

“Kujtova se isha zgjatur”... Para ndeshjes kundër Shkëndijës, Mourinho kërkoi që të ndërroheshin portat

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 11:14 | Futboll

Jose Mourinho kërkoi që portat e fushës në stadiumin “Toshe Proeski”, të Shkupit, të ndryshoheshin para ndeshjes mes skuadrës së tij, Tottenham dhe Shkëndijës së Tetovës.

Pas ndeshjes, trajneri portugez shpjegoi kërkesën e pazakontë që ndodhi ndërsa dy skuadrat po kryenin nxehjen para fillimit të takimit. “Ishte një situatë qesharake sepse portieri më tha se porta ishte shumë e vogël”, tha Mourinho në konferencën për mediat pas fitores 1-3 në Maqedoninë e Veriut. “Shkova për ta parë dhe në fakt ishte shumë e vogël. E kuptova që diçka nuk shkonte dhe i thamë delegatit të UEFA-s, pastaj rezultoi se shtyllat ishin 5 centimetra më të shkurtra. Kërkuam që të zëvendësoheshin dhe të kishin përmasat e sakta”.

“Mendova se isha zgjatur, por pastaj kuptova se porta ishte 5 cm më e shkurtër”. Mourinho në Instagram.

Pas kërkesës së Tottenham, portat u zëvendësuan me ato që plotësonin standardet e FIFA-s. Shkëndija këmbënguli që nuk kishte informacion mbi atë që kishte ndodhur në stadiumin e Shkupit, pasi nuk ishte fusha e tyre, duke qenë se stadiumi i Tetovës nuk i përmbush kriteret e UEFA-s. E duke marrë parasysh këtë fakt, Tottenham vendosi të mos ankohet zyrtarisht ndaj kundërshtarit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë