Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Lufta në heshtje me klubin, mesazhi i lamtumirës për Suarez, Messi shigjeton Barçën

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 14:30 | Futboll
Lufta në heshtje me klubin, mesazhi i lamtumirës për Suarez,

Nëse dikush dyshon se Leo Messi ka vendosur paqe, me qëndrimin edhe një vit në radhët e Barcelonës, gabohet.

Ka mjaftuar një postim i yllit botëror të futbollit për të kuptuar se ky vit do të jetë një betejë dhëmbë për dhëmbë mes tij dhe presidencës së Barcelonës, për mënyrën sesi ai dhe shumë futbollistë të tjerë po trajtohen nga ana e klubit.

Messi ka shigjetuar drejtpërdrejt klubin në të cilin arriti gjithçka, ndërsa shkruan i emocionuar për largimin e Suarez, një prej miqve të tij më të mirë brenda dhe jashtë fushave.

“Po ambientohesha me idenë që do të largoheshe, por kur hyra në dhomat e zhveshjes, e kuptova vërtet se çdo të thoshte. Sa e vështirë do të jetë të kalojë dita pa ty. Aq shumë vite, mëngjese, dreka e darka së bashku. Shumë gjëra që nuk do të harrohen. Meritoje të largoheshe si një prej futbollistëve më të rëndësishëm të klubit dhe jo kështu si vepruan ata. E vërteta është se në këtë pikë, nuk më surprizon më asgjë”.

Në këtë mënyrë, Leonel Messi e bën më se të qartë krisjen e parikuperueshme me drejtuesit e Barcelonës, ndërsa i uron fat mikut të tij, Luis Suarez, për aventurën e re të Atletico Madrid.

A2 CNN Livestream

Dita jonë