Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Në pritje të një fanelle titullari me Juven, Vrioni entuziazmon me golat e tij në stërvitje

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 21:54 | Futboll
Në pritje të një fanelle titullari me Juven, Vrioni entuziazmon

Ëndrra për të luajtur me Juventusin në mënyrë të vazhdueshme nuk e ka braktisur sulmuesin e Kombëtares shqiptare, Giacomo Vrioni.

Kuqeziu 21-vjeçar ka debutuar sezonin e kaluar ndaj Romës, dhe pikërisht ndaj ekipit kryeqytetas Juventusi do të ndeshet në javën e dytë të sezonit të ri.

https://twitter.com/juventusfc/status/1309175771546570752
Video mbyllet me një gol të shqiptarit, që shkakton jo pak entuziazëm

Pamjet e shpërndara nga vetë rrjetet sociale të ekipit kampion të Italisë tregojnë një formë të mirë të shqiptarit, që stërvitet si i barabartë me lojtarë kalibri si  Cristiano Ronaldon, Dybala, Ramsey dhe Kulusevski, si dhe blerja e re  Alvaro Morata, nën vrojtimin e trajnerit Andrea Pirlo.  

Madje video mbyllet pikërisht me një gol të shqiptarit, dhe shkakton jo pak entuziazëm në qendrën stërvitore bardhezi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani