Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Një ditë pas terrorit në Elbasan, bashkëshortja e viktimës kërkon drejtësi, banorët të frikësuar

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 13:44 | Kronikë
Një ditë pas terrorit në Elbasan, bashkëshortja e

Në lagjen e Elbasanit, e cila një ditë më parë u kthye në një fushëbetejë mes të moshuarit Lefter Zhidru dhe forcave të policisë, jeta ka rinisur normalisht. Por, shenja të betejës dhe ajo çka përjetuan banorët e zonës, janë mëse të dukshme.

Nga dritarja, 71-vjeçari, Zhidru qëllonte në drejtim të forcave të policisë duke plagosur edhe dy kalimtarë të rastit, ndërsa dera u bë “shoshë” nga plumbat e RENEA-s, por edhe të viktimës, i cili qëllonte shpeshherë nëpërmjet saj ndaj forcave policore që i bënin thirrje të dorëzohej.

E veja e 71-vjeçarit, gruaja që e kishte denoncuar disa herë për dhunë, ka nisur vajin për bashkëshortin, duke akuzuar forcat e policisë dhe gazetarët për atë që ndodhi.

Nga ana tjetër, banorët e pallatit janë ndjerë të frikësuar gjatë 5 orëve të përpjekjeve për të nxjerrë nga banesa të moshuarin e armatosur deri me lëndë plasëse.

Madje, banorët shprehen se edhe ata vetë e kishin denoncuar disa herë në polici Lefter Zhidrun për problemet që shkaktonte si me familjen e tij, ashtu edhe me banorët e pallatit. Ndoshta, kjo është arsyeja që disa prej banorëve shprehen se tanimë shpëtuan prej tij.

Por një tjetër pyetje që shtrohet pas kësaj ngjarje të rëndë është edhe ajo e mosreagimit të Policisë së Elbasanit ndaj këtij personi. I denoncuar disa herë si nga bashkëshortja, ashtu edhe nga komshinjtë, duket se policia nuk e ka parë të arsyeshme të kryejë qoftë edhe një kontroll banese ndaj 71-vjeçarit Zhidru dhe ku ndoshta do të mund të gjente arsenalin e armëve që ai përdori ndaj forcave të policisë dhe kalimtarëve.

https://a2news.com/2020/09/24/ekzekutimi-i-71-vjecarit-nga-renea-policia-jep-detajet-mbi-operacionin/
https://a2news.com/video/elbasan-renea-vret-71-vjecarin-i-cili-qelloi-ne-drejtim-te-policise/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani