Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Për herë të parë kërkon falje, Kim Jong Un pranon vrasjen e zyrtarit jugor

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 10:50 | Bota
Për herë të parë kërkon falje, Kim Jong Un pranon

Seuli zyrtar njoftoi se, si rrallë ndonjëherë, lideri i Koresë së Veriut ka kërkuar një ndjesë personale për vrasjen e një zyrtari të Koresë së Jugut.

Kim Jong Un raportohet t’i ketë thënë homologut të tij Moon Jae-in se kjo ngjarje nuk duhet të kishte ndodhur asnjëherë.

Koreja e Jugut deklaroi disa ditë më parë se një 47-vjeçar u gjet duke lundruar në ujërat e fqinjit verior nga ushtria vendase dhe u qëllua me armë për vdekje.

Kjo vrasje që raportohet të jetë e para nga trupat e Koresë së Veriut pas shumë vitesh ka shkaktuar një zemërim të madh te popullsia e Koresë së Jugut.

Kufiri mes dy Koreve është i kontrolluar nën masa shumë të forta sigurie dhe Veriu mendohet se ndjek një politikë për të qëlluar këdo që tenton të hyjë fshehtas në vend për të parandaluar pandeminë e koronavirusit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë