Projekti i ri “Vlora Park”, Rama: Do rrisim pagat, zgjedhjet e ardhshme i fitojmë ne

Përditësuar më: 25/9/2020, ora 20:00

Projekti i ri “Vlora Park”, Rama: Do rrisim pagat, zgjedhjet e ardhshme i fitojmë ne

Përditësuar më: 25/9/2020, ora 20:00

Zerimin e tatim-fitimit për biznesin e vogël, rritjen e pagave për mjekët dhe mësuesit, Edi Rama nuk i quan premtime elektorale. Kryeministri thotë se tani janë mundësuar kushtet për t’i realizuar ato.  “Ne do të vazhdojmë punën. Këto që thashë, nuk kanë lidhje me faktin që kemi zgjedhje vitin e ardhshëm, sepse ne do t’i fitojmë si me këto si pa këto”, deklaroi kryeministri.

Në fushatë, pa fushatë zyrtare, numri një i qeverisë sulmoi kundërshtarët politikë.  “Me dy goditje te forta, në qoftë se do kishte goditur ne Kohen qe qeverisnin ata, do të kishte qenë katastrofe”.

Ndonëse 7 vjet në pushtet, krahasimet me qeverinë paraardhëse i vazhdon edhe për infrastrukturën.  “Punët që kemi bërë, nuk kanë krahasim me ato që kanë bërë ata. Këtë e tregojnë të gjitha punët në Shqipëri, që nuk janë pa të meta pa diskutim, por janë më të mirat”, vijoi kryeministri.  

Rama i parapriu ironive për aeroportin e Vlorës duke u justifikuar me pandeminë, por ndërkohë njoftoi se pranimi i ofertave ndërkombëtare do të rinisë në tetor. Nga Lungomare në Vlorë, Rama prezantoi edhe projektin e ri “Vlora Park”, një oaz atraksioni turistik sipas tij, që do t’i bëjë jehonë Vlorës ndërkombëtarisht.

Edhe pse tashmë drejtues politik në Durrës, Vlorën thotë se nuk do ta braktisë. “Kush ju tha që kam ikur nga Vlora. Unë do të jem në Vlorë sa të jem kryeministër, madje edhe kur të mos jem. Atëherë madje do jem më shumë, se do kem më shumë kohë dhe më pak angazhime”, ironizoi Rama.