Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Sulm pranë “Charlie Hebdo”, disa të lënduar në Paris

Nga A2 CNN
25 Shtator 2020, 12:41 | Bota
Sulm pranë “Charlie Hebdo”, disa të lënduar në

Një person i armatosur me hanxhar ka sulmuar disa persona mëngjesin e së premtes në vendin ku më parë ndodheshin zyrat e gazetës satirike “Charlie Hebdo” e cila 5 vjet më parë ishte objekt i një sulmi terrorist.

Tre persona raportohet të jenë plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital, mes tyre punonjësi i një shoqërie pranë zyrave të gazetës.

Arsyet e këtij sulmi janë ende të panjohura ndërkohë që efektivë të shumtë kanë nisur një operacion të gjerë për gjetjen e autorit, i cili raportohet të jetë larguar me metro.

Së fundmi një tjetër kërcënim është bërë nga Al Kaeda ndaj gazetës “Charlie Hebdo”, pasi kjo e fundit vendosi të ripublikojë karikaturat e profetit Muhamed.

A2 CNN Livestream

Dita jonë