Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Gara e brendshme në PD, të dielën votohet në Gjirokastër

Nga A2 CNN
26 Shtator 2020, 10:45 | Politikë
Gara e brendshme në PD, të dielën votohet në

25 kandidatë do të votohen të dielën nga anëtarësia e Partisë Demokratike në Gjirokastër, në procesin që po zhvillohet për përzgjedhjen e emrave që partia më e madhe opozitare do propozojë për deputet në zgjedhjet e 25 prillit.

Në listë kërkohet rikonfirmimi i Tritan Shehut, ish deputet i kësaj zone. Por anëtarësia ka propozuar edhe koordinatorin për rishikimin e reformës territoriale Roland Bejko, dhe arkitektin e njohur Besnik Aliaj. Në votim do është edhe emri i ish-zv.ministrit Kastriot Sulka. Bie në sy mungesa e Dashi Alikos, kryetari aktual i degës së Gjirokastrës.

Qarku i Gjirokastrës prodhon 5 mandate. Ndërkohë, votimi i konsultimit të anëtarësisë nisi dje në Qarkun e Kukësit, ndërsa sot votojnë për kandidatët e tyre demokratët në Qarkun e Dibrës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani