Paketa anti-shpifje, PS: Po punojmë, reflektohen sugjerimet e Venecias

Publikuar më: 26/9/2020, ora 14:12

Paketa anti-shpifje, PS: Po punojmë, reflektohen sugjerimet e Venecias

Publikuar më: 26/9/2020, ora 14:12

Mazhoranca tenton të qetësojë gazetarët, por edhe ndërkombëtarët që janë shprehur të shqetësuar për rishikimit e ligjit të medias, duke garantuar se çdo rekomandim i Komisionit të Venecias, do të reflektohet.

Mirela Kumbaro, është në grupin e përbashkët të punës së Komisionit të Medias e Ligjeve, që po ndërhyn në paketën anti- shpifje dhe thotë se i gjithë procesi, po konsultohet me BE dhe Këshillin e Europës. “Ato rekomandime janë vija e kuqe, janë udhërrëfyes për ne”, thotë Kumbaro për A2.

Ajo pranon se me gazetarët nuk ka pasur proces konsultimi, duke nënvizuar se kjo do t’i përkasë një faze të dytë. “Në momentin që ky tekst do të jetë gati, kemi akordin edhe të ekspertëve, vjen pikërisht kjo fazë. Do të vihet në dispozicion të këtij konsultimi, do t’i dërgohet të gjitha grupeve të interesit”, tregon Kumbaro.

Kompetencat e shtuara që kthejnë AMA-n gati në një gjykatë, ishin  ndër problemet kryesore që ngriti Komisioni i Venecias për ligjin, dhe mazhoranca ka bërë një hap pas. “Ajo formulë, që është në ligjin e vitit 2013, që sado e ekuilibruar të duket, në fakt është në varësi të partive politike. 7-8 vjet mbrapa., është krejt normale që të zhvillohet realiteti. Nuk di ndonjë rast në këto vite që të ketë pasur ankesë për njëanshmëri politike nga AMA, nuk kemi pse të mos vazhdojmë ta besojmë këtë edhe në një hapësirë tjetër. Por, se shtojmë këtu edhe një shkallë pavarësie më të madhe, unë e gjeta këtë të mirëpritur”.

Edhe gjobat joproporcionale për mediat online ishin kritikë e fortë e Komisionit të Venecias, që Kumbaro premton se do të reflektohet. Shoqatat e gazetarëve kanë akuzuar shumicën se po I bën në terr ndryshimet ne ligj. Reporteri për Median ne Këshillin e Europës, Stefan Schennach kërkoi rishkrim nga e para të ligjit, por Kumbaro pretendon se ai nuk është i mirinformuar.