“Schumacher nuk flet, komunikon vetëm me sy”

schumi 600x338

Spekulimet mbi gjendjen e Michael Schumacher janë të shumta. Nëse këtë javë një neurolog nga Zvicra thonte se ish-piloti i Ferrarit është në gjendje vegjetative, nga Italia vijnë informacione të tjera jo dhe aq shpresëdhënëse.

Elisabetta Gregoraci, ish-bashkëshortja e Flavio Briatores, ka deklaruar se gjermani nuk flet dot, por mund të komunikojë vetëm me sy.

Modelja, e cila është pjesëmarrëse në versionin italian të “Big Brother”, e ka bërë këtë deklaratë gjatë një bisede me konkurrentët e tjerë, sipas “Sport Mediaset”.

Gjithashtu, Gregoraci tha: “Familja Schumacher është transferuar tani në Spanjë dhe bashkëshortja e tij ka bërë një spital brenda shtëpisë”.