Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Banorët e Hotit të Ri bllokojnë rrugën, kërkojnë ndriçim në aks për shmangien e aksidenteve

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 13:32 | Aktualitet
Banorët e Hotit të Ri bllokojnë rrugën, kërkojnë

Banorët e  fshatit Hot i Ri, në Njësinë Administrative Rrethina në Shkodër protestuan paraditen e së dielës për mungesën e ndriçimit në rrugën si dhe i kanë tërhequr vëmendjen Policisë Rrugore që nuk merr masa për automjetet që ecin me shpejtësi në segmentin rrugorë që lidh Shkodrën me këtë fshat.

Ky aks rrugor nga Shkodra tek Ura e Mesit, që kalon mes për mes fshatit Hot i Ri, ka 7 vite që është rikonstruktuar plotësisht. Në atë kohë u vendosën edhe shtyllat e ndriçimit, por deri më tani nuk kanë funksionuar. Kjo ka bërë që shpesh herë në këtë aks të ketë aksidente rrugore të rënda dhe me vdekje.

Banorët kanë bllokuar rrugën  rreth 30 minutash dhe shprehen se protestat e tyre do të vijojnë deri sa të zgjidhet problemi i ndriçimit në këtë aks. Shqetësim për banorët është edhe mungesa e prezencës së policisë rrugore duke bërë që mjetet të ecin me shpejtësi të madhe duke bërë që aksidentet të shtohen.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli