Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Koronavirusi në Britani, parashikimet janë të këqija

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 08:38 | Bota
Koronavirusi në Britani, parashikimet janë të këqija

Rritja e shifrave të të infektuarve në ditët e fundit ka bërë ekspertët të mendojë për një përkeqësim të mundshëm të situatës së koronavirusit në shumë vende të botës, duke parasysh se ai mund të ndërthuret dhe me gripin sezonal.

Eksperti i Shëndetësisë në qeverinë britanike, Graham Medley shprehet se shumë shpejt Britania e Madhe do të kthehet në shifrat e më shumë se 100 viktimave në ditë nga virusi vdekjeprurës.

“Mënyra se si virusi po transmetohet është ndryshe, por do të jetë e pashmangshme rritja e viktimave. Masat aktuale nuk do të ndalojë vdekjen e më shumë se 100 personave në ditë, por do të evitojnë që shifrat të ngrihen më tej”, u shpreh eksperti i sëmundjeve britanike, Medley.

A2 CNN Livestream

Dita jonë