Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Koronavirusi në Kosovë, 47 raste të reja në 24 orët e fundit

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 15:00 | Kosova
Koronavirusi në Kosovë, 47 raste të reja në 24 orët e

Tre persona kanë humbur jetën nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit, raporton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike atje. Në total, që nga nisja e pandemisë, janë shënuar 622 humbje jete.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 525 persona, prej të cilëve janë konfirmuar me Covid-19 vetëm 47 prej tyre, shifra të qëndrueshme këto në Kosovë prej disa ditësh tashmë. Numri total i rasteve atje është 15472, prej të cilave aktive janë vetëm 1572.

Pozitiv edhe numri i të shëruarve, ku në ditën e fundit janë regjistruar 113 të tillë, me 13278 raste të shëruar në total që prej fillimit të pandemisë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani