Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Merret vendimi për lokalet dhe pishinat e mbyllura, Manastirliu: Të marrim përgjegjësitë që na takojnë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 14:01 | Aktualitet
Merret vendimi për lokalet dhe pishinat e mbyllura, Manastirliu: Të

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu paralajmëroi përmes një deklarate për shtyp vendimin e Komitetit të Ekspertëve për hapjen e ambienteve të brendshme të lokaleve dhe pishinave duke filluar nga data 1 tetor.

Duke përmendur edhe njëherë rëndësinë e zbatimit rigoroz të protokolleve anti-Covid, ministrja Manastirliu theksoi se diskot dhe lokalet e natës do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura.

“Në vijim të Paketës së Masave, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar Protokollet e posaçëm të sigurisë për rihapjen nga data 1 tetor, të restoranteve në ambiente të mbyllura, bar-kafeve dhe pishinave në ambiente të mbyllura, ku distancimi fizik, higjiena dhe  mbajtja e maskës nga stafet që shërbejnë është e detyrueshme në çdo subjekt.

Besoj te gjithë biem dakord se respektimi i rregullave dhe protokolleve të sigurisë është KUSHT I PANEGOCIUESHEM për te vijuar pa ndërprerje aktivitetet e biznesit dhe të shërbimeve dhe që ekonomia të mos cenohet nga kufizimet e detyruara për shkak të ruajtjes së shëndetit publik.

Sjellim në vëmendje se do të vijojnë të mbeten të mbyllura sipas Aktit Normativ të miratuar në muajin Korrik, të gjitha klubet e natës, lounge-bar, pub-e, diskot apo veprimtari të këtij lloji”, tha Manastirliu.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani