Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mësuesit me Covid-19, mbyllet një tjetër shkollë në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 14:37 | Kosova
Mësuesit me Covid-19, mbyllet një tjetër shkollë në

Një tjetër shkollë në Kosovë do ta zhvillojë mësimin online për shkak se disa pjesëtarë të stafit pedagogjik rezultuan të prekur me koronavirus.

Bëhet fjalë për shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, ku pas testimeve 4 mësues rezultuan të prekur me virusin Sars-Cov 2.

“Nga hulumtimi dhe mbikëqyrja e situatës epidemiologjike, IKSHPK ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve, katër prej të cilëve rezultuan pozitivë me COVID-19”, njofton ministri Zemaj, i cili shton se kjo shkollë do të qëndrojë mbyllur për dy javë.

Më herët gjatë këtij muaji, një tjetër shkollë u mbyll në Vushtri, ku pas rezultatit të testimeve dolën të infektuar 8 nxënës dhe 8 mësues.

A2 CNN Livestream

Dita jonë