Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Pogradec, të ndryshohet VKM, biznesi: Lokalet nuk mund të shërbejnë më jashtë

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 12:32 | Aktualitet
Pogradec, të ndryshohet VKM, biznesi: Lokalet nuk mund të

Pogradeci ka mbyllur sezonin veror të këtij viti nën kushtet e pandemisë, e cila ka ndikuar jo pak në uljen e numrit te pushuesve, të cilët zgjodhën të qëndrojnë në Pogradec këtë vit.

Hotelet, bujtinat dhe restorantet kanë punuar me gjysmë të kapacitetit të tyre dhe natyrisht edhe me staf të reduktuar.

Por pavarësisht punës së reduktuar në verë, duket se sfida më e madhe për biznesin e lidhur me turizmin është tani. VKM përcakton se shërbimi lejohet vetëm jashtë bareve dhe restoranteve, por temperaturat në Pogradec nuk e favorizojnë këtë gjë ndaj ata kërkojnë që të ndryshohet VKM-ja dhe të lejohet shërbimi brenda, sigurisht duke zbatuar të gjitha masat antiCovid.

Sipas përllogaritjeve paraprake nga specialistët e turizmit në Pogradec për 3 muajt e verës kanë qëndruar në hotelet, bujtinat dhe shtëpitë private rreth 10 mijë pushues, shifër kjo shumë herë më e vogël se vitet e kaluara ndërsa të gjithë kanë qenë vizitore vendas dhe shumë pak të huaj që vinin nga vendet Europës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani