Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Trump nominon anëtaren për Gjykatën e Lartë, Biden: Mos konfirmohet para zgjedhjeve

Nga A2 CNN
27 Shtator 2020, 08:31 | Bota
Trump nominon anëtaren për Gjykatën e Lartë, Biden: Mos

Ashtu siç e kishte paralajmëruar dhe më herë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump nominoi gjykatësen Amy Conet Barret, për postin vakant të krijuar së fundmi në Gjykatën e Lartë.

Nëse konfirmohet nga Senati, Barret, një katolike koservatore do të marrë vendin e ikonës, Ruth Bader Ginsburg, e cila u shua disa ditë më parë. Prezantimi i Barret përballë Komisionit të Drejtësisë në Senat mund të nisë tashmë që nga 12 tetori.

I menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i kandidati demokrat për president, Joe Biden i cili i kërkoi Senatit që të mos e hedh një hap të tillë për gjyqtaren e re deri në përfundimin e zgjedhjeve të 3 nëntor.

Vendimi i Trump mund të shihet si një lëvizje për të rindezur fushatën e tij elektorale, me emërimin e një gjykatëseje 48-vjeçare të aftë të ndikojë për dekada në orientimin e Gjykatës së Lartë, me vizionin e saj të fortë tradicionalist.

Pa theksuar këtu që numri i konstitucionalistëve konservatorë në Gjykatë kalon në 6 me 3 përballë liberalëve, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë, si dhe parashikimet se rezultati i zgjedhjeve presidenciale mund të shkojë në Gjykatën e Lartë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë