Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Futbolli anglez pranë kolapsit, kërkohet ndihmë nga qeveria

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 21:39 | Futboll
Futbolli anglez pranë kolapsit, kërkohet ndihmë nga qeveria

BBC ka publikuar ditën e hënë një artikull referuar një grupi personalitetesh të futbollit britanik të cilët i kanë dërguar një letër qeverisë rreth rreziqeve me të cilat po përballet sporti më i ndjekur në ishull dhe në botë për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Firmëtarët e kësaj letre janë ish-presidentët e Federatës Angleze, Greg Dyke dhe Lord Triesman dhe disa ish-futbollistë dhe aksionerë klubesh të cilët paralajmërojnë se struktura e futbollit rrezikon kolapsin dhe për këtë arsye i kërkojnë qeverisë një paketë shpëtimi si për shumë biznese të tjerë që janë ndërmarrë në këto kohë të vështira.

Mes të tjerash në letër shkruhet se shumë klube të Ligës Angleze të Futbollit dhe Ligës Kombëtare po përgatiten të “ndalin lojën”, pra të shpallin falimentin.

“Ne do të kërkojmë që qeveria ta bëjë të qartë se çfarë mbështetjeje financiare është përgatitur të japë para se të jetë tepër vonë. Në mënyrë që klubet të mbajnë veten gjatë dimrit dhe të vazhdojnë të luajnë, ata do të duhet të kompensohen për humbjen e shitjeve të biletave të ndeshjes. Jemi ende në kohë për të vepruar, por nuk mund të pritet më gjatë”, shkruhet në letër.

Grupi i referohet paketës së shpëtimit prej 1.5 miliardë paundësh që qeveria iu dha organizatave të artit dhe kulturës në korrik. “Ne besojmë se futbolli, si sportet e tjera të dashura profesionale në këtë vend, është gjithashtu një aktivitet kulturor,” shtojnë firmëtarët.

A2 CNN Livestream

Dita jonë