Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kosova miraton 15 marrëveshje me Shqipërinë, themelohet zyra për Luginën

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 13:58 | Kosova
Kosova miraton 15 marrëveshje me Shqipërinë, themelohet zyra

Qeveria e Kosovës miratoi 15 marrëveshje bashkëpunimi me Shqipërinë. Të njëjtat pritet të nënshkruhen zyrtarisht dhe të premten në mbledhjen e dy qeverive. Mes tyre është edhe krijimi i një fondi të përbashkët për mbështetjen e shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Këto informacione i dha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, pas një mbledhje të qeverisë.

“Në mbështetje të shkollave, furnizimit me libra, me materiale të ndryshme mësimore, mbështetje në aktivitetet kulturore, në promovimin dhe ruajtjen e kulturës në atë pjesë, në mbështetje që do të japim në punim, duke nxitur bashkëpunimin në mes odave ekonomike, në mes bizneseve dhe duke promovuar drejtpërdrejt punësimin, përtej kësaj, në kuadër të marrëveshjeve që do të nënshkruajmë me Shqipërinë do të jetë edhe krijimi i fondit të përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë për mbështetje të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, deklaroi kryeministri kosovar.

Hoti shtoi se në ditët në vijim do të takojë dhe përfaqësues e zyrtarë të Luginës së Preshevës. Marrëveshjet e tjera prekin fusha si siguria, ekonomia, kultura dhe transporti. Kryeministri në konferencë për shtyp komentoi edhe gjendjen në koalicionin qeverisës, teksa i mbylli derën e një bashkëpunimi të mundshëm Partisë Demokratike të Kosovës.

“Koalicioni qeverisës është duke funksionuar, ju i patë edhe vendimet e rëndësishme që i morëm sot, qeveria është stabile, për aq kohë sa është qeveria stabile unë nuk shoh arsye që të hyjmë në kombinime të tjera. Jemi duke respektuar marrëveshjen e koalicionit, jam duke u kujdesur çdo ditë që të respektohet kjo marrëveshje”.

Deklarata e Hotit erdhi pasi kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa pohoi se janë hequr të gjitha vijat e kuqe për PDK-në. Ndërsa koalicioni qeverisës është gjithnjë në shënjestër pasi për të disatën herë radhazi nuk ka mundur të bëjë shumicën për të votuar paketën për rimëkëmbje ekonomike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani