Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pas protestave, naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 12:27 | Aktualitet
Pas protestave, naftëtarët e Ballshit futen në grevë urie

Pas shumë protestash dhe premtimesh, naftëtarët e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh, janë detyruar paraditen e kësaj të hëne të marrin vendimin për t’u futur në grevë urie.

I pari që është futur ka qenë kryetari i sindikatës së naftëtarëve Sokol Dautaj. Bashkë me të i janë bashkangjitur grevës së urisë edhe 10 naftëtarë të tjerë. Në fillim të kësaj greve e cila është e dyta në harkun kohor në më pak se një vit, kryesindikalisti i naftëtarëve u shpreh se autoritetet janë tallur me djersën dhe të drejtën e naftëtarëve.

“Indiferenca  e tyre është tallëse. Nuk u kushtonte gjë atyre të zbrisnin shkallët e ministrisë dhe t'i jepnin zgjidhje naftëtarëve. Kërkojmë bukën e fëmijëve, e kemi me vendim gjykate. Nuk është protestë politike, por ekonomike”, deklaroi Dautaj.

Ndërkohë, të gjithë punëtorët e rafinerisë, përfshi edhe gratë, janë shprehur të gatshme të futen në grevë urie për të drejtat e tyre, pagat e pamarra dhe rifillimin e punës. Ata janë shprehur se nëse nuk u jepet zgjidhje kërkesat e tyre ekonomike, ato do të dalin vetëm të vdekur nga greva e urisë.  

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani